Lajmet e fundit

Futbollisti i Ballkanit, Lindon Emërllahu është rikthyer në stërvitje pas pesë muajsh jashtë fushave.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar rikthimin e tij në stërvitje.
“Jemi të lumtur që pas një kohe të gjatë jashtë fushës së blertë, këtë fillim vit grupit iu bashkua edhe asi ynë i çmueshëm, Lindon Emerllahu”, thuhet në njoftim.
“Fantazistit tonë të mesfushës i urojmë mbi të gjitha shëndet dhe rikthim sa më të suksesshëm”.