Pesë të plagosurit nga armë të zjarrit në Aktash, janë duke u trajtuar në emergjencën e Prishtinës.
Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.
“Pesë të plagosurit janë duke u trajtuar, tre janë në gjendje të rëndë”, tha Syla.
Sipas burimeve të Klankosova.tv, një person ka mbetur i vrarë.
Klankosova.tv, ende është në pritje të një përgjigje nga policia.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.