Lajmet e fundit

Dredhëzat janë në kohën e tyre më të mirë.
Kanë pak kalori prandaj edhe nëse e teproni pak nuk keni pse ndiheni në faj! Nëse i përdorni në kek, nuk duhet të shtoni shumë sheqer.
Përgatitni një ëmbëlsirë të thjeshtë dhe të lehtë me dredhëza, që ta shijoni këto ditë pranvere.
Përbërësit
● 500 g dredhëza
● 250 g miell
● 2 vezë
● 6 lugë sheqer
● 10 g sodë për ëmbëlsira
● 125 g gjalpë i butë si krem në temperaturë ambienti
● 300 g kos i trashë
Përgatitja
Përziejmë gjalpin me sheqerin me rrahësen e vezëve me dorë, shtojmë vezët një nga një, kosin, miellin dhe soden me sitë. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell, i vendosim mb dredhëzat e ndara në mes dhe e vëmë të piqet për 50/60 minuta.