Surprizat sportive nuk ndalen as sot.
Platforma më gjigante televizive në trojet shqiptare, Artmotion, ju sjell kënaqësi në ekranet televizive edhe këtë të hënë.
Futbolli e basketbolli zënë vend kyç, njofton Klankosova.tv.
Show nis me fillim nga ora 15:00, ku në kanalin Sport 1 është në program transmetimi i ndeshjes së Ligës së parë, Drenica - Trepça 89.
Kjo përballje vjen ne komentim të Arbon Flugajt.
Menjëherë pas përfundimit të kësaj loje, vijnë momentet kryesore të xhiros së 26-të të Superligës.
Nga ora 17:00, në Sport 1, me komentim të Arlind Sadikut.
Pas një ore, në 18:00 po në këtë kanal, transmetohen Highlights të xhiros së 29-të të La Liga-s.
Në Sport 2, transmetohet ndeshja mes Veronës dhe Parmas.
Kjo lojë nis nga ora 18:30.
Ndërkaq, nga ora 19:00, shfaqen golat, aksionet e javës së 30-të të Serie A.
Në kanalin Sport 1, me Arbon Flugajn.
Nga ora 19:30, koha është për emisionin fantastik basketbollistik, Asist, i 612-ti me radhë.
Në Sport 1 të platformës Artmotion, me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën.
Futbolli rikthehet sërish në ekranin televiziv pas Asistit.
Nga ora 20:45, luhet përballja në mes të Lazios dhe Torinos.
Kjo lojë transmetohet në kanalin Sport 1, me komentim të Andin Lokajt.
Pas Serie A, rendin e ka La Liga spanjolle.
Ndeshja Celta Vigo - Las Palmas, nis nga ora 21:00 dhe transmetohet në Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.