Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, është parë sot duke shkuar për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë të Shqipërisë.
Klankosova.tv kishte raportuar në fund të gushtit ekskluzivisht për largimin e Rrahmanit nga VV-ja me anë të burimeve, bashkë me ish-deputetin tjetër, Visar Korenica.
Të njëjtit këta më 1 tetor e kanë zyrtarizuar bashkimin e tyre me koalicionin mes AKR-së dhe PD-së dhe largimin nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kjo për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.