Lajmet e fundit

Një lexim përmes gjuhës së trupit i tregimit “Buka” të Margaret Atwood. 12 aktorë të rinj sjellin një interpretim ndryshe në skenën e “Black box”
Kur Margaret Atwood shkroi tregimin e shkurtër “Buka”, ajo imagjinonte bërjen e një shoqërie që çdo ditë e më tepër po i largohej vetes. Gruaja që njihet për librat e thellë dhe romancat që përshkojnë veprat e saj, e shihte tregimin si formën më të mirë përmes së cilës mund të përçonte mesazhe të forta.
Aktiviste e shoqërisë civile dhe një mbrojtëse e feminizmit, “Buka” e Atwood është një tregim që përshkruan qelizat më të holla të indit njerëzor.
Një tregim deri diku provokues jo vetëm për urinë, por për ushqimin njerëzor, përmes simbolikës së bukës. “Imagjinoni një copë bukë… A mundeni?” – thotë ajo.
Ema Andrea është njohur herët me prozën e Atwood. Me të njëjtën ndjeshmëri si ajo ndaj çështjeve të të drejtave të njeriut, apo bërjes së shoqërisë, Andrea e veçoi këtë tregim si formën më të mirë estetike përmes së cilës mund t’i fliste publikut të saj.
Në një kohë kur duket sikur besimi në gjëra është zhdukur, dhe kur arti përballet çdo ditë me pamundësinë për t’u zhvilluar, Andrea ua lexoi fillimisht këtë tregim studentëve të saj në Akademinë e Arteve, për t’i ftuar më pas në një performancë që do ta ngjisnin në skenë vetë ata.
Andrea i la ata të lirë të imagjinon atë çfarë Atwood kishte shkruar.
Sesi rrëfimet për bukën mund të perceptoheshin nga të rinj që sapo kanë lënë të 20-at. Dje, më 8 Dhjetor, në Ditën e Rinisë, 12 aktorë të rinj nga Akademia e Arteve, nën drejtimin e Ema Andreas, sollën në skenën e “Black box” performancën “Bukore”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/12/09/ema-andrea-ne-nje-performance-provokuese/