Ishte nata e tij, basketbollisti Elyjah Clark i Golden Eagle Yllit ishte i hatashëm në përballjen e tretë çerekfinale të playoff-it ndaj Bashkimit.
Amerikani në çerekun e parë i tregoi aftësitë e tij. Vetëm gjatë kësaj periudhe, ai qëlloi 4 treshe nga 5 tentime. Teksa pjesën e parë Clark e mbylli me 5 shënime nga distanca 6.75 metra me gjithsej 17 pikë.
22 vjeçari vazhdoi me saktësinë e tij edhe në çerekun e tretë dhe të katërt. Ai vazhdimisht qëlloi për tre pikë duke përfunduar takimin me një përqindje fantastike pasi nga 13 gjuajtje shënoi 11 herë apo 85 përqind.
Elyjah Clark ndeshjen e mbylli me 36 pikë të shënuara, për 29 minuta sa ishte në parket.
Fakt interesant është se amerikani , para këtij takimi në 10 ndeshje të kaluara kishte shënuar gjithsej 11 tre pikësha. E ai inspiroi fitoren e Golden Eagle Yllit ndaj Bashkimit me shifrat 97 me 79.
Ylli në ketë mënyrë kualifikohet në gjysmëfinale të playoff-it ku do të ballafaqohet me Rahovecin për një vend në finale.
https://www.youtube.com/watch?v=2F80791cjng
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.