Futbollisti kosovar që luan te Koln, Elvis Rexhbeçaj, ka shënuar dy gola në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach duke i siguruar fitore ekipit të tij në udhëtim 2:1.
Ai ishte i pari që shënoi pas tre minutave, kurse rezultatin e barazoi Neuhaus në të 16-ën.
Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol. Topin në rrjetë e çoi 23 vjeçari Rexhbeçaj për fitore të madhe dhe tri pikë shumë të rëndësishme për Koln.
Kjo është paraqitja më e mirë e kosovarit në karrierë, pasi shënoi golin e katërt sivjet në Bundesliga kurse ka edhe dy të tjerë në Kupë.
Veç gjashtë golave, në të gjitha garat ka bërë edhe tre asistime.
Kështu duket tabela aktualisht në Bundesliga:

●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.