Elton John ishte i “shkatërruar” nga lajmi se në Orlando u vranë 49 persona në një klub homoseksualësh.
Gjatë koncertit të tij në Londër të mërkurën, ai ka thënë se qysh kur e ka gjetur dashurinë “në flamurin ngjyra-ngjyra”, ai i është bashkuar botës në luftën kundër paragjykimit, shkruan Rolling Stones, transmeton Klan Kosova.
“Kur një horror si kjo masakër e Orlandos ndodhë, agoni e madhe e kaplon botën, si një tsunami”, ka thënë ai. “Ne jemi të shokuar, të mërzitur dhe të shkatërruar përbrenda për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre”.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.