Ikona e muzikës Sir Elton John do të kryesojë festivalin “Glastonbury” në verën e vitit 2023, ndërsa ky do të jetë edhe koncerti i fundit i turneut të tij lamtumirës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ylli i hitit “Tiny Dancer” do të kryesojë skenën piramdale më 25 qershor të vitit që po vjen dhe për këtë ka premtuar se do të realizojë një lamtumirë spektakolare, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk ka asnjë mënyrë më të përshtatshme për t’u thënë lamtumirë fansave të mi britanikë,” tha ai në një deklaratë që njoftoi shfaqjen.
“Mezi pres të përqafoj frymën e festivalit më të madh në botë. Do të jetë tepër emocionues”, ka shtuar ai.
Deri më tani, John ka performuar në të gjithë Evropën, dhe së fundmi, në Amerikën e Veriut.
Në stadiumin “Dodger” në Los Anxhelos muajin e kaluar, ai doli në skenë me një uniformë bejsbolli, duke rikrijuar pamjen e tij të bujshme nga paraqitja e tij e vitit 1975.
●●●
LNSHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.