Muzikanti me famë botërore, Elton John, ka pranuar se do të dëshironte të kishte fëmijë më herët, por ai tha se se do të dëshironte të kishte një vajzë.
Ylli 69 vjeçar dhe bashkëshorti i tij David Furnish, janë prindër të dy djemve Zachary pesëvjeçar si dhe Elijah trevjeçar, njofton Klan Kosova.
Këto deklarime Elton John, i dha për Lorraine TV:
‘’Unë ua them të vërtetën. Do dëshiroja që ta kishim bërë atë më herët – por ne nuk e bëmë. Sepse do dëshiroja të kisha një vajzë të vogël’’, tha ylli John, njofton Klan Kosova.
Por në të njejtën kohë Sir Elton John, shtoi gjithashtu se ndihet krenar për familjen që ka tani.
‘’Por ne kemi dy djem të mrekullueshëm dhe ne jemi shumë krenar për ta’’ tha muzikanti John, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.