Lajmet e fundit

Pengesat në Urën e Bërnjakut[/caption]
Por, zëvendëskomandant i policisë në veri, Veton Elshani tha se do të vendosen dhe pengesa të tjera në rrugë ku ekziston mundësia e kontrabandimit me mallra.
“Janë mbi 60 rrugëve ilegale që janë përdorë për kalimin e kontrabandës së mallrave. Mbi 25 rrugë i kemi bllokuar, kështu që do të vazhdojmë punën tonë në kuadër të veprimit sipas ligjit e që në atë zonë kemi të bëjmë më shumë me kontrabandë me mallra. Nuk do të paraqesë vështirësi për qytetarët që të lëvizin me vetura të vogla pasi nuk është pikë kalim zyrtar por konsiderojmë në mas të madhe në parandalimin e veprave penale që kanë të bëjnë me kontrabandimin e mallrave”, tha Elshani në një përgjigje për Klankosova.tv.