Lajmet e fundit

Elseid Hysaj dhe Maurizio Sarri mund të ribashkohen.
Mbrojtësi shqiptar është i lidhur ngushtë me një kalim te Chelsea, shkruan Daily Star, përcjell Klan Kosova.
Hysaj ka luajtur nën urdhrat e Sarri kur italiani e drejtonte Napolin dhe ka qenë i lidhur me Chelsea para se klubi të bllokonte lëvizjet tjera drejt Stamford Bridge.
Sarri me vete kishte marrë Jorginho por që do t’i duhet të shpenzojë goxha shumë para për të nënshkruar edhe me Hysajn.