Elon Musk thotë se ka krijuar një parti të re politike - Partinë Amerikane - pasi i pyeti ndjekësit e tij nëse duhet ta bëjë këtë në një pyetësor online.
Kjo vjen pas një grindjeje të tij publike me Presidentin republikan Donald Trump.
Të premten, ai i kishte pyetur ndjekësit e tij në X nëse duhej krijuar një parti e re politike në SHBA.
Të shtunën në mbrëmje ai shkroi në të njëjtën platformë: "Me një faktor 2 me 1, ju doni një parti të re politike dhe do ta keni atë!
"Kur bëhet fjalë për falimentimin e vendit tonë me shpërdorim dhe ryshfet, ne jetojmë në një sistem njëpartiak, jo në një demokraci”.
"Sot, Partia Amerikane është formuar për t'ju dhënë përsëri lirinë tuaj."
Musk mbështeti fushatën zgjedhore të Trumpit, të shpërblyer më vonë me një rol të profilit të lartë në drejtimin e Departamentit të sapokrijuar të Efikasitetit Qeveritar (DOGE).
Në maj, Musk u largua nga roli, ende në marrëdhënie të mira me Trump, por duke kritikuar pjesë kyçe të agjendës së tij legjislative.
Pas kësaj, sulmet u shtuan, dhe grindja kulmoi në qershor kur Trump tha se ishte "shumë i zhgënjyer me Elonin".
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.