Lajmet e fundit

Mesfushori i Arsenal, Mohamed Elneny është zgjedhur për herë të dytë radhazi lojtari më i mirë i muajit te skuadra londineze.
Egjiptiani prej kur u transferua në Arsenal nga Basel, ka pasur paraqitje shumë të mira. Madje sivjet ai ka shënuar gol në portën e Barcelonës në Champions League.
“Faleminderit Allah dhe të gjithëve për mbështetjen e dhënë ndaj meje që të fitoj dy herë me radhë suksesshëm çmimin e lojtarit më të mirë të muajit”, ka shkruar Elneny në profilin e tij në Instagram.