Këngëtarja e famshme, Ellie Goulding ka zbuluar disa detaje të reja rreth albumit të saj më të ri “Higher than Heaven”, që pritet të publikohet më 3 shkurt të vitit 2023.
Bashkë me datën e publikimit, ajo ka lansuar edhe një këngë të re nga albumi i ardhshëm që titullohet “Let it die”, shkruan Totalntertainment, transmeton Klankosova.tv.
Njoftimi i albumit vjen pas dy projekteve të suksesshme të saj të publikuara së fundmi, "Easy Lover" dhe së fundmi "All By Myself" në bashkëpunim me Alok dhe Sigala.
Artistja është përkujdesur që albumin e ri ta krijojë duke bashkëpunuar me emrat më eminentë në industrinë e muzikës, përfshirë Greg Kurstin, që ka bërë këngë për Sian e Elton John, Koz, që ka realizuar hite për Madonnan e Dua Lipën si dhe Jessie Shatkin që njihet për këngët e Charli XCX.
S
Më gjithë këto përzgjedhje, vihet re se Ellie ka vënë orientimin e saj drejt muzikës pop.
Ky muaj shënoi gjithashtu 10-vjetorin e albumit të dytë të Ellie "Halcyon", i cili u rendit në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe qëndroi në “Top 100” për më shumë se dy vjet, transmeton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=ivvBb-SOnRA
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.