Ellen DeGeneres dhe Bruce Springsteen janë ndër yjet që do të marrin medaljen më të vlefshme civile në Amerikë, transmeton Klan Kosova.
Medalja Presidenciale e Lirisë, sipas Shtëpisë së Bardhe, nderon personat të cilët kanë merita të veçanta për kontributet tyre për Amerikën.
Presidenti Barack Obama do të nderoj 21 persona në një ceremoni ditën e martë.
Ai ka thënë që medalja në fjalë është vlerësim për të gjithë në që pa marrë parasysh se nga vijmë, kemi mundësinë që të sjellim ndryshim për të mirë për shtetin.
Tom Hanks, Robert De Niro, Diana Ross dhe Robert Redford janë ndër personat e tjerë që do të nderohen.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.