Lajmet e fundit
Revista e famshme në Brazil "Elle" i kushton artikull të veçantë kreatores nga Kosova!

“Një llogari në Instagram tregon punën e një kreatores e cila krijon versione të pabesueshme të çorapeve me vezullim dhe gur të çmuar”, kështu e nis shkrimin revista e famshme “Elle” për edicionin e Brazilit e cila i ka kushtuar një artikull të veçantë kreatores nga Kosova – Lirika Matoshi, transmeton Klan Kosova.
Lirika e cila ka më shumë se 14 mijë ndjekës në Instagram, sjell çorape, këpucë, çanta e të tjera, të gjitha të përshtatura me gurë me ngjyra, perla dhe lule në një formë madhështore.
Vajza nga Kosova i shet krijimet e saj online, ka krijuar versionet e çorapeve, me gurë shumëngjyrësh, lule, dhe detaje të tjera që rezultojnë të jenë një version i pabesueshëm i aksesorëve.
Çorapet kushtojnë në mes 400 dhe 645 dollarë, dhe po kanë sukses në internet.
Shikoni fotografitë e mëposhtme dhe binduni me punën e mrekullueshme të Lirikës.
https://www.instagram.com/p/BQBMr0gBqBU/?taken-by=lirika.matoshi
https://www.instagram.com/p/BP-oNyKBHvX/?taken-by=lirika.matoshi
https://www.instagram.com/p/BP7xrkCh-LT/?taken-by=lirika.matoshi
https://www.instagram.com/p/BP3SoVyhWqW/?taken-by=lirika.matoshi
https://www.instagram.com/p/BPvXkvoBxIy/?taken-by=lirika.matoshi
https://www.instagram.com/p/BPqa5gsBhIv/?taken-by=lirika.matoshi