Lajmet e fundit

Media britanike, The Telegraph, ka renditur albumet më të mira të muzikës jazz për vitin 2015.
Në mesi e albumëve më të mirë të këtij zhanri renditet “Dallëndyshja” e Elina Dunit, transmeton Klan Kosova.
Këto albume janë zgjedhur nga kritiku i muzikës jazz, Ivan Hewett dhe redaktori i kulturës nga “The Telegraph”, Martin Chilton.
Ja çfarë shkruan ky medium për të Elinën tonë.
ELINA DUNI QUARTET: DALLËNDYSHE
Këngëtarja zvicerane-shqiptare Elina Duni mishëron një ndjeshmëri të mrekullushme nga mënyra se si këndon (jo në gjyhën angleze) albumin e saj Dallëndyshe.
Kuarteti i saj është tërësisht në sinkron duke filluar nga basisti Patrice Moret, bateristi Norbert Pfammatter dhe pianisti i shkëlqyer zvicran, Colin Vallon.
Albumi i saj rrjedh bukur midis muzikës popullore dhe jazz-it me këngë të ribëra nga Shqipëria.
Kënaqeni vetën me hirin e këngëve të tilla si: Kur të Pash, Ylberin dhe Delja Rude.
Një album me një atmosferë shumë të këndëshme.