Lajmet e fundit
Xhiroja e fundit e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve ka sjellë eliminimin e Manchester Unitedit nga gara dhe një fitore shumë të thellë të Real Madridit.

Manchester Unitedi është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga skuadra gjermane Wolfsburg.
Djajtë e Kuq nuk arritën dot që në ndeshjen e fundit ta sigurojnë një vend në fazën tjetër të garës më të madhe europiane, pasi gjermanët u treguan të vendosur, duke përmbysur rezultatin.
Nga ana tjetër Real Madridi e ka shkatërruar Malmon, duke e mposhtur me rezultat të thellë 8-0. Katër gola nga Cristiano Ronaldo, një nga Karim Benzema dhe një tjetër nga Mateo Kovaçiq vulosën debaklin e mysafirëve.