Me shumë dinamika, akuza dhe me rrëfimin tejet emocional të Drenushës u karakterizua Prime i mbrëmshëm i “Big Brother Vip Kosova 3”.
Nisi me pallton e Sarës, e cila shpëtoi pa u djegur. Ishte Leo ai që e pa se çfarë po ndodhte dhe vrapoi për t’i treguar Sarës se po digjej.
Ajo e falenderoi publikisht Leon se ia ka shpëtuar jetën.
https://youtu.be/UuqqrXjZtYU
https://youtu.be/2rEdoHH0tXw
Dinamika tjetër kishte të bënte me Drenushën, Xhenetën dhe Gjestin.
Drenusha u pyet nga Dini se nëse është e vërtetë që e njëjta nuk do t’i shoh bashkë në një lidhje ata të dy, ashtu siç aludohet nga Gjesti.
Ajo i tha se nuk është e vërtetë por ka pasur problem me Gjestin vetëm në veprimet e tij ndaj Xhenetës, transmeton Klankosova.tv.
https://youtu.be/R5OhTq4eBW8
Prime vijoi me Xhentën, e cila ishte prekur nga familja e Gjestit.
Në një moment, Xheneta kishte pyetur motrën e Gjestit nëse “po e kap lemza”, meqë po e përmendin, dhe ajo nuk i është përgjigjur.
Madje, Xhenta potencon se ajo u ka thënë edhe natën e mirë, por ata nuk ia kanë kthyer.
“U preka shumë”, tha Xheneta, ndërsa u paraqiten sekuanca kjo ajo shfaqet duke qarë.
Banorja e “Big Brother Vip Kosova 3”, Drenusha Latifi ka bërë rrëfimin e jetës, duke sjellë emocione të forta.
Rrëfimin emocional e nisi me detaje nga fëmijëria dhe mungesën e babait.
“Akoma nuk e kam pranuar faktin e vdekjes së tij”, potencoi Drenusha.
Ajo shton se po ta kishte babain gjallë, nuk do të kishte pasur jetën që e ka sot.
Tutje, ajo zbuloi detaje nga relacioni me vëllain, kur e kishte një situatë tejet depresive.
Natyrisht, Drenusha ka rrëfyer edhe detaje nga martesa e saj me ish-bashkëshortin Atilla Kardesh.
Drenusha tregoi për periudhën e vështirë kur kishte shkuar për herë të parë në Suedi dhe bashkë me vajzën kishin jetuar në hotel.
Duke bërë të ditur se fëmijët e saj janë gjëja më e bukur për të, ajo tha se është gruaja më me zë e momentit.
Krejt në fund, ajo foli edhe për eksperiencën si modele.
https://youtu.be/yQTIBAopj7Y
Përveç shoqes së saj që i kishte ardhur për vizitë, Drenushën e vizitoi edhe e ëma.
Nëna e Drenushës i ka treguar që arsyeja nuk ka qenë në vizitë te ajo, ka qenë për shkak se nuk ka mundur t’i bie fëmijët.
Ajo thotë se Atilla nuk e ka lejuar me shkakun që mos të ekspozohen në Big Brother.
Ndonëse nëna i dha një mbështetje të madhe Drenushës që të vazhdojë lojën brenda.
https://youtu.be/iHBPXNr4gCQ
Ndërkohë, Fitimi ishte banori që lë përfundimisht shtëpinë e “Vëllait të Madh” në ‘Prime’-n, e sotëm.
Sipas votave të publikut, banori që mori më pak vota në pyetjen “Kë doni të shpëtoni?”, ishte Fitimi, transmeton Klankosova.tv.
https://youtu.be/gKYLWY13OoY
E, ata u përmbyll me debatin që patën Sara e Xheneta.
Sara dhe Xheneta kanë pasur debate gjatë kësaj jave, kjo për shkak se kjo e fundit e kritikoi për moderimin që pati aktorja në festën e natës së Vitit të Ri.
https://youtu.be/5jwQKAxobeM
Për më shumë detaje nga i gjithë spektakli LIVE, ndiqeni videon e mëposhtme të plotë:
https://youtu.be/xMYPxKv41zM
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.