Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se në përfaqësi diplomatike mund të votojnë vetëm shtetasit e Kosovës që e kanë përzgjedhur këtë formë të votimit kur janë regjistruar, pra nga 29 gusht deri më 26 dhjetorit 2024.
Për Klankosova.tv, ai ka deklaruar se numri i votuesve që do të votojnë për 30 përfaqësi diplomatike është 20 mijë e 324.
"Pra, në Listën Votuese jashtë Kosovës, e cila dërgohet në përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që janë regjistruar për të votuar në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike", ka thënë Elezi.
Ndër tjera, ai ka shtuar se votuesit në fjalë mund të identifikohen për dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.