Lajmet e fundit

Bregu i Fildishtë e ka fituar Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi në finale mposhti Nigerinë, me rezultat 2-1.
Fillimisht në epërsi kaluan nigerianët me anë të W. Troost-Ekong, në minutën e 38’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, nikoqiri arriti të kthehet në lojë. Fillimisht rezultatin e barazoi Franck Kessie në minutën e 62’.
Teksa golin e fitores e shënoi Sebastian Haller, në minutën e 81’, pas një asistimi nga Adingra.
Bregu i Fildishtë e fiton këtë trofe për herë të tretë në histori. /Klankosova.tv.