Lajmet e fundit
Ish-përfaqësuesi i Brazilit beson se lojtari i Bayern Munchenit do të jetë njeriu tjetër shumë i rëndësishëm pas Neymarit tek Selecao.

Giovane Elber ka thënë se asi i Bayern Munchenit Douglas Costa dhe ylli i Barcelonës Neymar mund t’i japin Brazilit një epokë të ndritur.
Douglas Costa ka shkëlqyer qëkur kaloi tek skuadra kampione e Bundesligës nga Shakhtar Donetsk, ndërsa Neymar vazhdon të shkëlqejë në La Liga.
“Mendoj që Neymar dhe Costa mund ta formësojnë të ardhmen e përfaqësueses së Brazilit”.
“Të dy janë lojtarë të fortë, lojtarë rrugësh. Pikërisht asi çfarë i duhen Brazilit”.
“Në Kupën e Botës ne u varëm nga Neymar. Gjithçka sillej rreth tij. Ai duhej të bënte gjithçka. Por gjërat nuk funksionojnë kështu”.
“Brazili gjithmonë ka pasur tre ose katër yje: Romario, Ronaldo, Rivaldo, Carlos. Në këtë rast e kishte vetëm Neymarin”.
“Costa duhet të mësoj nga Ribery dhe Robben”.
“Më parë askush në Brazil nuk e njihte, por tash është në fokus sepse luan për Bayernin”.