Lajmet e fundit

Elbasan Rashani është një futbollist tjetër që i është lejuar nga FIFA të luajë për Kosovën, njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv, menaxheri i përfaqësueses, Bajram Shala.
“Rashani është i fundit që ka marrë përgjigje pozitive.”
“Jemi në pritje edhe të tre lojtarëve të tjerë, Arbër Zenelit, Besart Berishës dhe Adis Nurkoviq.”
“Sa më shpejt që iu kthehet një përgjigje do të jetë më mirë për ne, pasi do ta ia bashkëngjitnim listës së futbollistëve të tjerë”, ka thënë Shala.