Kanë mbetur të lënduar një punëtor dhe një inxhinier në ish-zonën e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur këtë të hëne, në një nga uzinat e Kurum International, në ish-kombinatin Metalurgjik të Elbasanit.
Të lënduarit janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku pastaj janë dërguar në një spital privat për një trajtim më të specializuar, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Ka dyshime që ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosnjohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë.
Rasti është duke u hetuar.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.