Një 53-vjeçar i ka shkaktuar lëndime ish-gruas së tij me mjet prerës në Elbasan.
Policia e arrestoi dhe e shoqëroi në polici të dyshuarin, ndërsa viktima është jashtë rrezikut për jetën.
“Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, shkruan në njoftimin e policisë, raporton Klankosova.tv.
Policia tha gjithashtu se e gjeti të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.