Lajmet e fundit
Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy është i vendosur që të largohet nga ky klub raportojnë mediat italiane.

Skuadra e tij e ardhshme do të jetë Monaco, e cila është shumë afër që të nënshkruajë marrëveshjen me lojtarin.
Shuma e mjeteve që duhet të paguajë Monaco drejt Milanit për të kap vlerën prej 20 milionë euro.
22 vjeçari kohën e fundit ka qenë i përfolur për t’u larguar nga San Siro, ndërsa tash kjo pritet të ndodhë pas transferimeve që klubi është duke bërë.
Edhe ashtu nuk do të ketë vend të sigurt në skuadër, kështu që zgjedhja më e mirë sipas tij është të bashkohet me Monacon.
Ditën e hënë ai pritet që të kryej testet mjekësore.