Lajmet e fundit
Talenti 20 vjeçari zgjodhi të luajë për Tulipanët dhe jo për Marokun duke dëgjuar kështu këshillën e asit të Real Madridit.

Anwar El Ghazi ka thënë se Cristiano Ronaldo e ka këshilluar që të luajë për Holandën e jo për Marokun.
20 vjeçari që këtë sezon ka shënuar shtatë gola për Ajaxin pritej që të luante për përfaqësuesen e Marokut, pasi prindërit e tij janë me origjinë nga atje.
Por, ai nuk e ka bërë këtë gjë pas këshillës së tre herë fituesit të Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.
“E kam menduar për njëkohë të gjatë. Më kanë këshilluar shumë njerëz, familja, trajneri e Ronaldo. Të gjithë kanë pasur pjesën e tyre”.
“Ronaldo më pyeti si qëndronte puna. Ai tha se po të ishte në vendin tim do të zgjidhte Holandën, por se vendimi ishte imi”.
“Cilëndo që të zgjidhja pala tjetër do të ngrihej kundër”.