Lajmet e fundit

Real Madrid u shpall kampion i Spanjës për sezonin që shkoi dhe mbrëmë Barcelona mposhti Alavesin në finalen e Kupës me ç’rast do të ketë një El Classico në Super Kupën e Spanjës.
Vlen të përmendet që në këtë El Classico nuk do të jetë Luis Enrique në stolin e Barçës pasi që tashmë nuk është trajner i këtij klubi.
Dy ndeshjet e kësaj kupe besohet se do të zhvillohen më 12 ose 13 Gusht në Camp Nou dhe në Santiago Bernabeu më 15 ose 16 Gusht.
Kjo ende pritet të konfirmohet, por definitivisht do të jetë para fillimit të sezonit të ri që nis më 18 gusht të këtij viti.