Lajmet e fundit
Sulmuesi francez ka mundësinë e artë t'i dëshmojë të gabuar të gjithë kritikët e tij, duke regjistruar një tjetër paraqitje të mirë në El Clasico, siç bën zakonisht

Jo vetëm sepse ka qenë në epiqendër të këtyre ndeshjeve për nëntë edicione, por përtej kësaj, Karim Benzema e do përballjen El Clasico.
Barcelona është skuadra ndaj të cilës ka luajtur më shumë ndeshje, plot 26, në të cilat ka tundur nëntë herë rrjetën e blaugranave.
Mund të thuhet po ashtu se asi francez gjithmonë ka dhënë më të mirën në përballjet me kataluansit, ndërsa tani ka mundësinë të bëjë edhe më shumë.
I dyshuar në kualitet pothuaj që prej transferimit të tij në Santiago Bernabeu, këtë vit francezi ka marrë rrebesh kritikash për numrin e vogël të golave - vetëm 14.
Zinedine Zidane e ka mbrojtur vazhdimisht, duke theksuar se Benzema është më shumë se vetëm një tundës rrjetash, por hija e dyshimit i rri mbi kokë sot më shumë se kurrë.
Ai do të jetë titullar, edhe një herë tjetër, ndaj Barcelona, duke pasur mundësinë të shtojë numrin e golave, ndërsa Zidane pret më shumë se vetëm kaq.
Tekniku francez e sheh bashkëkombasin si armë të fshehtë ndaj kataluansve, nëse arrin të regjistrojë paraqitje të ngjajshme si ajo në fitoren e thellë ndaj Sevilla.