Lajmet e fundit
Los Blancos presin në tempullin e tyre skuadrën kataluanse, me shpresën se do ta ngushtojnë dallimin në pikë, ndërsa besojnë në triumfin e radhës në La Liga

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në El Clasico të radhës, për të matur forcat këtë edicion.
Katalunasit janë 11 pikë para kryeqytetasve, të cilët kanë një ndeshje më pak të luajtur, dhe synojnë ta ngushtojnë dallimin në rrugëtimin drejt titullit.
Por kjo nuk është thjesht një përplasje skuadrash, kulturash e botëkuptimesh, pasi Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë kthyer edhe në përballje mes tyre.