Lajmet e fundit

Lionel Messi ka hyrë në javën e katërt të dëmtimit dhe vazhdon të përballet me entuziazëm dhe optimizëm me periudhë e rehabilitimit. Objektivi madhor për yllin e Barcelonës është që të rikuperohet në kohë për El Clasicon me Realin e Madridit, më 21 Nëntor në "Santiago Bernabeu".
Sulmuesi argjentinas ka edhe 25 ditë kohë në dispozicion dhe ecuria duket e mirë. Duke qenë se lëndimi i pjesshëm i ligamentit të gjurit është një dëmtim mjaft serioz Messi, ashtu si edhe stafi mjekësor i katalanëve po ndjekin me kujdes të gjitha etapat për rikuperimin.
Mjekët e ekipit "blaugrana" kanë përcaktuar afatet e plota për shërimin e lojtarit kryesor të Luis Enrique dhe sipas parashikimeve ai do të jetë pa probleme në fushë kundër Realit. Fakti më i rëndësishëm është se Messi po punon me objektivin të përcaktuar.
Pranë lojtarit qëndrojnë fizeoterapisti i besuar, Luis Garcia dhe masazhatori Marcelo D’Andrea. Pas kalimit të dy fazave të para të rehabilitimit, sipas parashikimeve pritet që në fund të kësaj jave, ose maksimalisht në fillimin e javës tjetër, Messi të rifillojë vrapimet.
Nga testet e shkurtra, që do ti shërbejnë për të rifituar besimin, intensiteti do të rritet deri në ditët përpara duelit të shumë-pritur El Clasico. Por, te Barcelona kanë bërë të ditur se nuk do ta përshpejtojnë kohën e rikthimit të Leo Messit në fushë, megjithëse luhet ndeshja me rivalin direkt për titullin.
Sfida me Realin vlen vetëm tre pikë dhe me sezonin që është ende i gjatë, gjëja më e rëndësishme është që sulmuesi të kthehet në gjendjen optimale, e të mos rrezikohet përsëritja e dëmtimit./Supersport