04.01.2022 · përditësuar para 1670 dite1 min lexim
"El Clasico" në mes të Real Madridit dhe Barcelonës do të luhet më 12 janar në ora 20:00.
Ndërkaq, gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Spanjës, në mes të Atletico Madridit dhe Atletico Bilbaos, do të luhet më 13 janar në ora 20:00.
E finalja e madhe do të jetë të dielën, më 16 janar.
"El Clasico" do të luhet në stadiumin “Rey Fahd”.
Ky njëherësh do të jetë përjetimi i parë i klasikes spanjolle për Xavi Hernandez si trajner i Barcelonës.