15.01.2016 · përditësuar para 3851 dite1 min lexim
Në vetëm pak vite Roman Abramovich e ka shndërruar Chelsea-in në një nga klubet më të mëdha europiane por kjo arritje ndoshta mund të ishte realizuar nëse pronësia Bluve do të kishte përfunduar në duart e një tjetër personi.
Mediat kanë arritur të zbulojnë një prapaskenë me të vërtetë interesante.
Presidenti aktual i Chelsea-it, Roman Abramocich arriti të blinte aksionet e klubit në vitin 2003,por përpara se manjati Rus,të merrte klubin në patronazh, në skenë ishtë shfaqur një tjetër personazh.
Bëhet fjalë për bosin e kartelit të Sinaloas Joaqiun Guzman ose siç njihet ndryshe me nofkën El Chapo i cili u vu në pranga disa ditë më parë nga policia meksikane.
Mesa duket, Guzman nuk arriti dot të realizonte disa nga dëshirat e tij. Sipas policisë,ai kishte shpresuar se nëprmjet fitimeve të arritura në rrugë të paligjshme, të blinte skuadrën e Chelsea-t.
Pasuria e El Chapos kap shifra marramëndëse dhe blerja e kampionëve në fuqi të Anglisë nuk do të ishtë problem për të pavarësisht shumës.
Federata Angleze e futbollit,duket se i ka marrë masat për parandalimin e fenomeneve të tilla më anë të një ligji të miratuar në vitin 2009, ku ndalon blerjen e klubeve nga persona të dyshimtë.
Sipas revistës prestigjoze Forbes, klubi i Chelsea-it në nivel botëror përsa i përket vlerës renditet në vëndin 6-të dhe vlera e skuadrës në treg kap shifrën e 1.4 miliardë dollarëve.
Në Premier League, Chelsea përsa i përket kushtueshmërisë Chelsea pozicionohet në vendin e tretë me një diferencë të ngushtë me dy klubet e Manchesterit që kryesojnë listën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.