Lajmet e fundit
Paris Saint-Germain raportohet që ka arritur marrëveshje me anësorin e Manchester United, Angel Di Maria.

Gjiganti francez ka qenë i lidhur këtë afat kalimtar me një transferim të 27 vjeçarit, i cili në United u transferua për shumën rekorde prej 59.7 milionë funta.
Sipas France Football, Princat kanë arritur marrëveshje me Manchester United për vlerën prej 46 milionë funta, transmeton Klan Kosova.
Sipas publikimeve anësori në fund të kësaj jave pritet që të bashkohet me bashklojtarët e tij të rinj.
Trajneri Laurent Blanc kishte paralajmëruar as edhe një javë më parë se interesimi i tyre për argjentinasin nuk ka ndryshuar, ndërsa tash siç thuhet ekziston një marrëveshje për të.