Është ekstraduar nga Dubai në Shqipëri, 47-vjeçari i shumëkërkuar nga autoritet shqiptare.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, ndaj D.B., ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”, transmeton Klankosova.tv.
Ekstradimi i të njëjtit u realizua si rezultat i bashkëpunimit dhe besimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretizuar me shkëmbim intensiv informacioni mes Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi, si dhe me bashkërendim të veprimeve operacionale, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.