28.09.2016 · përditësuar para 3577 dite1 min lexim
Për nder të artistit shqiptarë Gjelosh Gjokaj është hapur një ekspozitë.
Ekspozita vazhdon të jetë e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Gjelosh Gjokaj ka lindur në vitin 1933 në Milesh, lokalitet i Tuzit në Mal të Zi, njofton Klan Kosova.
Në Beograd kreu Shkollën e Mesme të Artit dhe më pas, studimet e larta në Akademinë e Artit.
Diplomohet më 1963. Në vitet 1964-1969 themeloi degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Nga viti 1969 deri më 1983, punoi dhe jetoi në Romë.
Që prej 1983 jetoi në Augsburg, Gjermani.
Kronikën e ka përgatitur gazetari Engjëll Berisha.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.