15.02.2019 · përditësuar para 2701 dite1 min lexim
Sot, në orën 18:00, në Kuvendin e Kosovës do të hapet ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”,me rrëfime të familjarëve të të pagjeturve, fotografi të Atdhe Mullës dhe e kuruar nga Eliza Hoxha.
Nëpërmjet gërshetimit të punës hulumtuese, fotografisë dhe një koncepti kuratorial kreativ, ekspozita synon që të cyt punën e institucioneve publike, politik-bërësve dhe akterëve tjerë në fushën Drejtësisë Tranzicionale drejt zbardhjes së fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
Kjo ekspozitë e vendosur qëllimshëm në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, synon të rezonojë mesazhe të fuqishme simbolike rreth asaj se në cilin drejtim graviton përgjegjësia më e madhe në raport me punën drejt zbardhjes së fatit të të pagjeturve.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës deri me datë 30.04.2019.
https://www.youtube.com/watch?v=HQBeDcSIb50
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.