“LIFE & DEATH” është ekspozita e artistit Faton Kryeziu e cila do të hapet më 10 prill 2025, nga ora 19:00 në galerinë GOCAT në Tiranë, ekspozitë kjo e para në Shqipëri e artistit në fjalë.
Me ngjyra dinamike dhe tekstura të forta, Faton Kryeziu sjell një rrëfim të thellë mbi ciklin e jetës dhe vdekjes, duke ftuar publikun në një dialog përtej telajos, transmeton klankosova.tv.
Në këtë ekspozitë, hapësira bashkëkohore e galerisë GOCAT shndërrohet në një udhëtim artistik ku drita dhe errësira, fillimi dhe fundi, takohen në një harmoni dinamike.
Suzana Varvarica, kuratore e kësaj ekspozite ka thënë se për piktorin Faton Kryeziu “Jeta dhe Vdekja” është realiteti se gjithçka që ka fillim ka dhe fundin e vet.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.