Lajmet e fundit

Një ekspert i OKB-së ka akuzuar Izraelin për shkatërrimin e sistemit ushqimor të Gazës si pjesë e një "fushate të gjerë urie".
Duke folur për Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, raportuesi special, Michael Fakhri tha se imazhet e urisë në Gaza janë të papërballueshme.
"Izraeli ka ngritur një fushatë urie kundër popullit palestinez në Gaza", shtoi ai.
Zyrtarët e ndihmës kanë paralajmëruar për gjendjen e urisë, derisa spitalet në pjesën veriore thonë se fëmijët kanë filluar të vdesin nga kequshqyerja.