Përpos që mund të jenë atraksion, dronët mund të jenë edhe të rrezikshme.
Ato mund të përdoren edhe për terrorizëm, kontrabandë dhe spiunazh.
Kështu vlerësoi eksperti i sigurisë në Shqipëri, Fatjon Softa.
Softa tha në Kosova Today se ato janë kthyer në një shqetësim të madh.
"Ka një sasi të jashtëzakonshme dronësh në botë, janë rreth 10 milionë drone dhe mendohet që deri në 2025-tën kjo rritje progresive të shkoj deri në 50 milionë drone", tha ai në Klan Kosova.
Në Shqipëri para disa muajsh është kryer edhe një vrasje me dron.
Rasti ka ndodhur në Burgun e Peqinit./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=yEKU4XMbH28
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.