Lajmet e fundit

Eksperti i sigurisë kibernetike, Halil Berisha, ka folur për ndikimin që mund të ketë inteligjenca artificiale (AL) në politikë.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, Berisha e ka sqaruar edhe një vendim që e mori sot Bashkimi Evropian lidhur me inteligjencën artificiale.
"Inteligjenca artificiale tenton të ndikojë në zgjedhje duke i përdorur dy metoda, atë të dezinformimit edhe përdorimit të teknologjisë 'deepfake'".
"Bashkimi Evropian ka marrë një vendim që platformave të rrjeteve sociale si Facebook, Tëitter, SnapChat e disa të tjera, të etiketojnë përmbajtjen që është politike të sponsorizuar në mënyrë që të ndalet dezinformimi dhe të etiketojnë gjithashtu përmbajtjet që janë gjeneruar nga inteligjenca artificiale siç është 'Deepfake'".
"Kemi parë ndikimin e dezinformimit në zgjedhjen presidenciale të kaluarat në ShBA. Po ashtu, e patëm edhe një video që kishte qarkulluar në internet e presidentit Joe Biden që ishte me 'Deepfake' ku u drejtohej qytetarëve amerikanë të përgatiten për luftë, pasi filloi lufta në Ukrainë. Pra, në atë video nuk ishte presidenti Biden, por inteligjenca artificiale ishte bërë kinse është Biden. BE-ja krejt këto vendime që i ka marrë është që të ndalojë dezinformimin dhe inteligjencën artificiale 'Deepfake'", ka thënë Berisha. /Klankosova.tv