Lajmet e fundit

Ekspertët kanë thënë se sulmet e Izraelit në Khan Younis të Gazës kanë dëmtuar më shumë se gjysmën e të gjitha ndërtesave në qytet.
Sipas një analize të të dhënave satelitore Copernicus Sentinel-1 më shumë se 55 përqind e ndërtesave të atij qyteti ka të ngjarë të jenë dëmtuar ose shkatërruar që nga java e kaluar.
Sipas tyre, më këtë përqindje del se janë gjithsej 45 mijë ndërtesa të dëmtuara, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Dëmi atje dhe pjesë të tjera të jugut të Gazës është dukshëm më i vogël se në veri, ku studiuesit vlerësojnë se 70 përqind e ndërtesave ka të ngjarë të jenë dëmtuar ose shkatërruar.