Mjekët thonë se veshja e tangave mund të shkaktojë infeksione gjatë motit me temperatura të larta.
Ekspertët thonë se zgjedhja juaj e veshjeve mund të përcaktojë sa gjasa keni për të marrë një infeksion.
Anne Henderson, gjinekologe tha që duhet të provoni të vishni të brenshme më të lirshme gjatë verës, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
“Ka disa prova që të brendshmet më të ngushta, të tilla si tangat, mund të rrisin rrezikun e acarimit dhe infeksioneve. Megjithatë, kjo padyshim varet nga stili i pantallonave dhe pëlhurës së përdorur", tha ajo.
Ajo gjithashtu tha se është mirë që gratë gjatë verës të flejnë pa të brendshme.
"Unë gjithmonë do të rekomandoja që gratë të mos veshin të brendshme gjatë natës, përveç nëse ka një nevojë specifike, si për shembull kur kanë menstruacione", u shpreh tutje ajo.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.