Heqja e qimeve të hundës është bërë shumë e shpeshtë, kjo zakonisht po bëhet me dyll, i cili futet në vrimën e hundës dhe duhet të ngurtësohet për të hequr qimet.
Mjeku Karan Raj ka treguar se pse nuk duhet të hiqen me rrënjë qimet e hundës.
Sipas tij, ky veprim mund të çojë në një infeksion kërcënues për trurin, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
"Nëse qimet e hundës hiqen, mikrobet rreth folikulit mund të futen brenda duke shkaktuar infeksion", është shprehur ai.
Ai tha se heqja e këtyre qimeve mund të ketë pasoja të mëdha për shkak të atij që quhet "trekëndëshi i rrezikut", që është një pjesë e fytyrës nga hunda në çdo cep të gojës dhe që konsiderohet si një zonë e rrezikshme për të marrë një infeksion.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.