Lajmet e fundit

Një grup i shkencëtarëve kishin vendosur pesë majmunë në një kafaz, ku brenda tij gjendej një shkallë sipër të cilave kishin vendosur banane.
Sa herë që njëri nga majmunët vendoste që të ngjitet majë shkallëve për të marrë bananet, shkencëtarët kanë “sulmuar” majmunët me ujë shumë të ftohtë, transmeton Klan Kosova.

Kur pas kësaj, njëri nga majmunët vendoste që të tentojë sërish për të marrë bananet, majmunët e tjerë e tërhiqnin atë poshtë shkallëve dhe e rrahnin.

Kur një majmun tjetër vendosë që të provojë të ngjisë shkallët dhe të marrë bananet, majmunët e tjerë e tërheqin poshtë dhe e rrahin.

Pas kësaj, pavarësisht tundimit për bananet, asnjë nga majmunët nuk ka provuar që të ngjitet në shkallë.
Shkencëtarët largojnë njërin nga majmunët nga kafazi dhe vendosin një të ri në këtë grup.
Majmuni që është i ri në grup, sapo sheh bananet, provon që të marrë ato. Por sa herë që ai provon që të ngjisë shkallët, ai rrahet nga majmunët e tjerë.

Shpejt, anëtari i ri i këtij grupi e kupton se nuk duhet të ngjitet shkallëve ndonëse nuk e din arsyen se pse majmunët e tjerë e kanë rrahur sa herë që ai ka dashur të bëjë një gjë të tillë.

Më pas, hulumtuesit kanë zëvendësuar edhe një majmun tjetër dhe ka ndodhur e njejta gjë si me “paraardhësin” e tij.

Një nga një, të gjithë majmunët zëvendësohen me majmuna të rinj.

Ajo çfarë mbetet në kafaz, janë pesë majmunë që asnjëherë nuk janë ndëshkuar për tentativën e tyre për të marrë bananet por sa herë që dikush ka provuar një gjë të tillë, ai ka përfunduar i rrahur.
Ndoshta po të mund të pyesnim majmunët se pse kanë sulmuar miqtë e tyre që kanë dashur të marrin bananet, ndoshta do të thoshin: “Nuk e di, thjesht gjërat funksionojnë kështu këtu”./klankosova.tv
