Lajmet e fundit

Një numër i madh i yjeve mund të largohen nga Manchester United gjatë janarit por edhe gjatë verës së ardhshme.
Shumë lojtarë kryesorë e kanë bërë të qartë që do ta lënë këtë klub nëse Jose Mourinho mbetet trajner, pohon Daily Mail.
Paul Pogba, Luke Shaw, Anthony Martial, David de Gea, Eric Bailly dhe Antonio Valencia janë mes lojtarëve që janë të gatshëm të ikin nga Old Trafford dhe ta vazhdojnë karrierën diku tjetër.
Portugezi ka marrë shumë kritika brenda por edhe jashtë klubit, pas një stinori të keq që po e zhvillon me United-in.