Një aksion i madh ka nisur në Pejë i cili për cak ka argjendaritë në Çarshinë e Gjatë të këtij qyteti.
Klan Kosova merr vesh nga burimet e veta, se dhjetëra kilogramë ari janë sekuestruar deri më tani nga aksioni mes Prokurorisë në Pejë, Krimet Ekonomike, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, Dogana e Kosovës e ATK-ja.
Klani po ashtu ka marrë vesh që përveç kryeprokurores, Lumturije Vuçetaj, të angazhuar janë edhe tre prokurorë në aksion sikurse edhe dhjetëra inspektorë.
https://klankosova.tv/aksion-i-madh-ne-carshine-e-gjate-ne-peje-cak-argjendarite/
https://klankosova.tv/detaje-te-reja-nga-aksioni-i-prokurorise-se-pejes-te-argjendarite1/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.