Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), kanë arritur të arrestojnë dy të dyshuar në lidhje me drogën që ishte kapur në një fshat të Klinës gjatë muajit gusht të këtij viti.
Arrestimi i tyre është bërë në një apartament në Prishtinë.
https://youtu.be/7e8FlbDO8Nc
Klankosova.tv ka siguruar pamjet ekskluzive të këtij aksioni, ku nën pranga ranë vëllezërit Gëzim dhe Faik Gashi.
https://klankosova.tv/arrestohen-dy-te-dyshuar-per-drogen-e-gjetur-ne-gusht-ne-nje-fshat-te-klines/
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.